Arrestohet R Kelly, akuza për pedofili

Me “I belive I can Fly”, ka bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra por tani, R Kelly, ose Robert Sylvester Kelly, është arrestuar në Chikago për molestim minorenësh, pedopornografi dhe pengim të drejtësisë.

Ylli 52 vjeçar, i muzikës R’N’B në 1996 kryesonte klasifikimet në të gjithë botën. Gjashtë vite më vonë, me një album pas shpine në të cilin shfaqen edhe Celine Dion dhe Jay Z, ngritja e tij pëson një goditje të rëndë.

Në 2002 u kap me materiale pedopornografike dhe doli edhe një video që shihej në shtrat me një vajzë. Pak më vonë dolën edhe akuzat për molestim ndaj ish bashkëshortes së tij, me të cilën këngëtari ka tre fëmijë.

Në 2008 u mor vendimi dhe artisti u shpall i pafajshëm për mungesë provash, por nuk e mori më veten nga akuzat. Pavarësisht bojkotimit nga disa shtëpi diskografike, R Kelly vazhdoi punën.

Bashkëpunoi me Jay Z dhe Uscher, regjistroi një “singel”, dedikuar Presidentit Barak Obama, me titullin “I Belive” dhe në 2013 bëri një duet me Justin Bieber.

Por, telashet u amplifikuan sërish këtë vit me një seri dokumentarësh “Surviving R Kelly”, që detajonin histori për të, që ndiqte vajza adoleshente në fillimet e karrierës së tij.

Dhe akuzat e fundit rrezikojnë ta zhysin atë përfundimisht në hije dhe në bojkot total nga industria muzikore.

Top Channel