Ashraf 3, shfaqet në 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci

Ky është Ashraf-3, në afërsi të Manzës dhe 30 kilometra larg Tiranës ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, MEK në Shqipëri.

Kjo është salla gjigante e ndërtuar së fundmi dhe ku është hapur ekspozita e parë që shfaqet në 3D luftën 120-vjeçare të popullit iranian për liri e demokraci.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Marjam Raxhavivi u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurtë.
Në konferencën e organizuar mernin pjesë dhjetëra zyrtare dhe ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, ish Kryebashkiaku i Neë York-ut, Rudy Giuliani që është avokati personal i Presidentit Trump, Senatori Joseph Lieberman, Sekretari Tom Ridge, gjenerale, ish ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, Ingrid Betancourt, ish-kandidatë presidenciale në Kolumbi, etj.

“Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës së popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfata e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë. Sot, kemi arritur një pikë kthese historike. Një Ashraf i cili është ngritur edhe një herë, krenar dhe i fuqishëm, duke shdritur në zenitin e kësaj rezistence. Populli iranian dhe historia e tyre po çajnë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë”- tha Maryam Rajavi, Presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha: “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë, martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.”

Gjatë konferencës u dëgjuan dëshmi nga anëtarë të MEK të cilët jane torturuar për vite të tëra në burgjet e regjimit, duke përfshirë të mbijetuarit e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.

Top Channel