Burim Piraj, sipërmarrësi që do t’ia mbulojë punëtorëve të tij 100 % sigurimet shëndetësore

Burim Piraj, Drejtori Ekzekutiv i Meka Halal Food dhe Meka Burgers , në një postim në facebook ka deklaruar se do ti’a mbuloj sigurimet shëndetësore të gjithë punëtorëve të dy kompanive të tij.

Ai falënderon Zotin dhe ndjehet i lumtur që ka arritur ta japë këtë kontribut, sidomos në këtë ditë të madhe për Kosovën, Ditën e Çlirimit.

Piraj aludon që çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor si çdo qytetar tjetër.