WakeUp/ Boksieri Albi Sorra drejt titullit kampion bote

Ai e ka nisur boksin kur ishte 12 vjeç dhe tani ka hyrë në radhën e boksierëve profesionistë, që synojnë tituj të rëndësishëm.

Albi Sorra ose si njihet në ring me pseudonimin “Too smart” është një  boksier që dallohen për teknikën e veçantë. Në datën 20 prill, Albi do të shkojë në Ferizaj të Kosovës, për të sfiduar boksierin çek David Bauzas, për titullin Kampion bote në kategorinë UBC.

Ndërkaq boksieri, 29 vjeçar vjen përballë kësaj sfide pas pesë fitoreve ndaj rivalëve të tij të njohur në arenat ndërkombëtare.

Top Channel