Shkelën rregullat e qarkullimit, policia e Beratit vendos 287 masa administrative

Policia Rrugore e Berati ka ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim kontrollin dhe sigurinë për përdoruesit e rrugës.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë javës, janë vendosur gjithsej 287 masa administrative, nga të cilat 21 janë dërguar për komision, dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë tërhequr 7 leje drejtimi pasi drejtuesit janë konstatuar nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar 4 drejtues mjeti, si dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Policia ka njoftuar se do t’i vazhdojë kontrollet me qëllim shtimin e masave të sigurisë në akset rrugore.