Historia monstruoze: Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare

Familja: Ndihemi të kërcënuar, nuk dalim dot nga shtëpia. Dyshoja, pasi donte të flinte me vajzën

“Fiks Fare” solli një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum  të Vlorës.

Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9 vjeçare e për të mos mjaftuar vetëm kaq, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga gjykata e shkallës së parë Vlorë për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai

Vajza, e cila sot është vetëm 9 vjçe është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël.

Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj

Nëna e vajzës 9- vjeçare tregoi për emisioni Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka fillaur të abuzohet nga i ati që në moshën 7 vjeçare.

Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj të bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet

“Dyshoja spse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpesh herë mua dhe djalin e madh na dërgonte tek vëllezërit e mi. 

I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranontevinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha” tregon e ëma e të miturës.

Momenti  që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes  nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.

“Nëse do të fliste kisha frikë mos e vriste vajzën” tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në komisariatine  poicisë ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9- vjeçare.

Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar qendrës shëndetësore e më pas në spitalin rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar  dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti , në 22 janar 2019, policia ka arrestuar babain e vajzës.

Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje , ku fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Vajza nuk shkon dot në shkollë sepse të gjithë shokët e klasës e dinë cfarë ka ndodhur.Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”, tregon mes lotësh e ëma

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit.

E vetmja psikologe  ku e mitura është dërguar për  dy a tre herë, është ajo e shkollës.

Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe  paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën e katër fëmijët e saj.

“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon edhe djali më i madh sa herë që shkon do zihet se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin” , tregon  M.H, nëna e të miturës.