Capello: Janë tre gjeni në futboll, Ronaldo s’përfshihet

Debati për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin është ringjallur sërish pas performancave të mrekullueshme të dyshes në ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë është përfshirë trajneri i njohur i futbollit, Fabio Capello.

Ai ka thënë se Ronaldo është fitues dhe lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk është në mesin e gjenive të futbollit.

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni”, ka thënë Capello për “SkySportItalia”. “Janë tre gjeni në futboll Pele, Diego Maradona dhe Messi. Ronaldo mund ta ndihmojë skuadrën e tij të fitojë gjithçka, por Messi është gjeni dhe shkon përtej”.

Capello ka thënë se ishte mahnitur me Messin kur e kishte parë në moshën 16-vjeçare. “Ai bënte atë që bën tani, sepse është gjeni. Ronaldo është bërë kampion, por jo gjeni”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.