Bllokuan aksin kryesor, ndalohen 12 grekë në Gjirokastër

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes, 12 nga këta persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shoqërimi i tyre u bë për shkak të bllokimit të rrugës dhe për verifikim të dokumentacionit.

Mes tyre është dhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathano, Dule foli për 12 të shoqëruar.

Kreu i PBDNJ-së u kujdes më shumë të përcillte mesazhet e duhura drejt shtetit fqinj, duke folur kryesisht greqisht, ndërsa për gazetarët shqiptarë u mjaftua me këtë prononcim:

“Nga autoritetet policore u informuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal i kësaj procedure është deri në 10 orë. Shpresojmë që të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të gjithë të jenë të lirë në normalitetin e jetës së tyre”.

8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)