“Të fala”. Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit para se ta qëllonte për vdekje

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Të paktën kështu ka thënë një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News. Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”.

53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës. Shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Për vrasjen e sotme, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje. Deri tani nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e vrasësit. Uniformat blu kanë gjetur edhe makinën tip Benz që u përdor për vrasjen e 53-vjeçarit. Mjeti u gjet duke u djegur në fshatin Dobraç pak minuta pas ngjarjes. /tvklan.al