Modeli 512GB i Galaxy Note 9 kushton 1,250 dollarë

E mbani mend premtimin e Samsung se do të mbante koston e flagshipëve në çmime në arsyeshme?

Galaxy Note 9 thotë të kundërtën sepse ka një çmim bazë prej 999 dollarësh.

Ky çmim vlen për modelin me 128GB memorie dhe 6GB RAM, që është edhe niveli bazë.

Gjatë prezantimit të djeshëm Samsung shfaqi për publikun dy modele ku versioni premium ka 8GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme.

Me një kartë SD 512GB dhe Note 9 është telefoni i parë “1TB Ready,” po u kushton 350 dollarë më shumë.

Sa i përket vetë telefonit, kostoja  etij është 1,249 dollarë. Telefoni del në shitje më 24 Gusht. /PCWorld Albanian